U kapën me snajpera, dënohet me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivi i RENAS, 5 vite për shokun e tij
Gjykata e Tiranës dënoi sot me 7.9 vite burg ish efektivin e RENEA-s Remal Rada dhe me 5 vite burg mikun e tij Elton Hithi
Ish efektivi i RENEA-s, Rada u arrestua më 26 korrik 2022, së bashku me shokun e tij, Hithi teksa lëvizin me makinë në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Ai lëvizte me makinë në Tiranë me një snajeper të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.
Ata u shpallën fajtor për armambajtje pa leje dhe mbajtjen e mbajtjen pa të drejtë të uniformës.
Rada ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa ishte kthyer nga Anglia. Pas arrestimit policia kreu kontroll në banesa, ku gjeti një pistoletë, dy dylbi nate termale, në karikator me plumba të armëve automatike dhe dy pistolete, të cilat tashmë janë sekuestruar bashkë me automjetin.
Fraksion.com