Sëmuret Erdogan, anulon të gjitha takimet
Presidenca turke njofton se presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar të gjithë agjendën për sot dhe ditët në vijim për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.
Sipas të dhënave nga presidenca, Erdogan po vuan nga një ftohje e rëndë dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg jetës aktive politike për disa ditë.
Erdogan, ditën e sotme, pritej të mbante një fjalim përpara grupit parlamentar të partisë së tij, teksa të nesërmen do të udhëtonte drejt Spanjës për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.
Në Granada, Erdogan do të ishte së bashku me përfaqësuesit e 45 shteteve, mes të cilëve dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe në fakt ishte hapur mundësia e një takimi të shkurtër mes dy liderëve.
Fraksion.com