AktualitetPolitikëTë fundit

Peleshi: Qendra e Inovacionit e Ministrisë së Mbrojtjes, katalizator i projekteve inovative

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi vizituan Qendrën e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Peleshi u shpreh se kjo qendër është një hapësirë moderne pune pak kilometra nga qendra e Tiranës, e cila hap dyert së shpejti.

“Ky projekt ambicioz do të shërbejë si një katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative, jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë ne vend apo të rinj të interesuar në këto sektorë”, theksoi Peleshi.

“Kjo hapësirë e re do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për të eksploruar teknologjitë e fundit dhe për të krijuar zgjidhje të avancuara për sfidat e sigurisë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

 

Fraksion.com