Life StyleTë fundit

“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra”, Elvis Pupa ‘kryqëzon’ Albano Bogdon

Në reagimin e tij të parë lidhur me batutën maskiliste e denigruese ndaj Beatrix Ramosajt, Albano Bogdos zgjodhi të na fliste për emancipimin dhe lirinë e fjalës. Ai theu heshtjen në Instagram përmes një thënie të Mark Twain, ku thuhej:

“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb.

1-Lirinë e fjalës

2-Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes

3-Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat”.

E një përgjigje e ka marrë nga Elvis Pupa. Artisti ka ndarë një video në Instagram ku shprehet: “Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi.”

Më herët ditën e djeshme, Beatrix përmes një reagimi në Instastory shkruante se nuk është fyer as ajo, as familja e saj nga humori që e cilëson denigrues të Albanos, sepse thotë se “kemi vite e vite që jetojmë realitetin e hidhur të showbizit shqiptar e tashmë jemi imun ndaj tij.”

Ajo tha se po merr masa ligjore ndaj tij, teksa falenderon njerëzit për mbështetjen.

“Ofendimet, cënimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi të gjitha shpifjet nuk janë vese të cilat më karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato gjithë krenari duke i fshehur nën petkun e “komedisë satirike”. Por, unë doja t’i thoja që me ato fjalë denigruese dhe të pavërteta nuk më ka lenduar mua, as vëllain e as familjen time nëse ky ka qenë qellimi tij, sepse kemi vite e vite që jetojmë realitetin e hidhur të shoëbizit shqiptar e tashmë jemi imunë ndaj tij. Me këtë qëndrim ti ke lënduar vajzat e gratë shqiptare që kërkojnë inspirim e shpresë në Shqipëri! Ti me këtë që bën e mbyt atë dhe tregove dhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar që do të ngrej veten duke ulur femrën! Sa për kontributin tonë në muzikë, zotërisë në fjalë do t’i duhet të kthehet shumë prapa në kohë nëse vërtetë do të analizoj nga fillimi se cfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikes shqipetare. Ndërsa për të tjerat, masa ligjore po merren.
P.S. E vlerësoj mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni
dhënë mua dhe famijes time këto ditë. Ju falenderoj të gjithëve!”

 

Fraksion.com