Life StyleTë fundit

‘Kam marrë valixhet dhe jam larguar!’ Dojna Mema rrëfen për ‘përplasjet’ në çift me Vlashent Satën

Ata duken si çifti më i qeshur dhe më i qetë që mund të shihni. Por, edhe për Dojna Memën dhe Vlashent Satën jeta në çift nuk është pa dallgë apo momente tensioni. Që në fund të fundit, shumëzohen me zero për sa kohë dashuria është në mes.

Dojna thotë se përplasjet mes tyre janë të forta. Aq sa dikur ajo e linte valixhen gjysmë gati për tu larguar pas debateve.

“Nuk jemi të qetë fare nëse përplasemi. Madje, kur rrinim te apartamenti i vjetër valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë.”-tregoi ajo mes notave humoristike në “Natë me Aulonën”.

Duke përshkruar situatat e debateve dhe dramat mes tyre, moderatorja zbuloi:

“Në momentin që bëhet një debat i fortë më fshihet në atë moment çdo gjë që ka ekzistuar përpara dhe them “Kjo nuk është jeta që dua”. Dhe e kam gjithnjë valixhen gati dhe shtoj vetëm ndonjë gjë kështu, është ajo pjesa e dramacitetit. E mbyll dhe e tërheq.”

Dhe duket se ajo është larguar mbi 20 herë nga shtëpia. Në fillim ishin lutjet e artistit që e kthyen dhe më pas kthehej vetë.

Jam  larguar shumë herë. Mbi 20 herë po kthehesha ditën tjetër. Kur sa je njohur është ai që vjen të kërkon, pastaj ta merr dorën dhe ti thjesht kthehesh vetë.”Gjithsesi, tani që është bërë mami gjërat kanë ndryshuar. E sigurisht, Dojna ka hequr dorë nga dramaciteti. Tani? Futet në dhomë dhe reflekton me veten.

“Por, tani që është djali sigurisht që nuk e bëj më. Futem te dhoma dhe e reflektoj me veten.”

 

Fraksion.com