Eurodeputeti holandez: Vuçiq po luan me zjarrin
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten gjatë seancës së Parlamentit Evropian, ku u diskutua për situatën në veri ka lëshuar një sërë kritikash për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Presidenti Vuçiq e bëri përsëri. Ai shtypi butonin e përshkallëzimit, duke rrezikuar qëllimisht paqen dhe sigurinë edhe të njerëzve për të cilët thotë se kujdeset, por mban peng”, tha Reuten.
“President Vuçiq po luan me zjarrin. Çfarë po i ndal masat ndëshkuese ndaj Serbisë? Veprimet e pamatura të qeverisë serbe duhet të kenë pasoja. Komision,Këshill, merrni masa”, shtoi ai.
One thing is to read about #Kosovo, one thing is know about Kosovo. A perfect @thijsreuten on what the EU should do now: sanction Serbia. pic.twitter.com/fAnv86wkEG
— Federica Woelk 🇪🇺 (@federicawoelk) October 4, 2023
Në seancën e zakonshme të Parlamentit Evropian është diskutuar sot për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit terrorist që kjo e fundit organizoi ndaj Policisë së Kosovës. Njëzëri, deputetët e PE-së kërkuan të vendoset drejtësia për këtë akt agresor derisa presidenti serb Vuçiq u quajt autokrat.
Fraksion.com