Banda e Laert Haxhisë e përfshirë edhe në trafik droge në Amerikën Latine. Kryeprokurori i Elbasanit shkon në SPAK
Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ka mbërritur këtë të mërkurë në SPAK, ku ka zhvilluar një takim me prokurorët e posaçëm për dosjen e Elbasanit.
Burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha pohuan se Tafani ka rrëfyer dhe për përfshirjen e grupit në trafikun e kokainës të cilin sipas tij, Laert Haxhiu e kryente në bashkëpunim me një grup kriminal në Fier dhe me një tjetër grup në Greqi.
Ngarkesat e kokainës kanë hyrë në Evropë në kohë të ndryshme, ka rrëfyer Tafani dhe janë dërguar nga vende të Amerikës Latine me mbështetjen e një tjetër shqiptari që jeton në Greqi.
Pritet që drejtësia shqiptare të dërgojë letërporosi dhe të kryejë disa akt-ekspertiza për të provuar gjithçka thotë i penduari, Tafani.
Midis tyre thanë burimet e Anila Hoxhës, është edhe dëmtimi i njërit prej autorëve teksa largohej nga Tepelena pasi kryen një vrasje./tch
Fraksion.com