Venera Lumani dhe Lindi Islami do të martohen këtë fundjavë!
Një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar Venera Lumani dhe Lindi Islami do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më shpejt se mendonim ne!
Edhe pse u përfol se mund të martohenin në verë, duket se dyshja kishte plane të tjera.
Burime për Revistën ‘Who’ kanë bërë me dije se ata do të martohen pikërisht këtë fundjavë, më datë 7 tetor! Ceremonia do të zhvillohet në mjediset e një hoteli në bregdet por asnjë nga artistët nuk ka bërë ende publike ndonjë detaj më shumë nga ceremonia e tyre.
“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”- tregoi Venera më herët në lidhje me dasmën duke mos dhënë më shumë detaje në “Ftesë në pesë”.
Fraksion.com