Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë për përdorim të dritës në studim të elektroneve
Çmimi Nobel për Fizikë u është ndarë tre shkencëtarëve që kanë kryer eksperimente me dritën dhe të cilat e kanë hapur derën e botës së elektroneve.
Çmimin këtë vit do ta ndajnë Pierre Agostini, Ferenc Krausz and Anne L’Huillier.
Puna e tyre ka demonstruar një mënyrë për krijimin e pulseve jashtëzakonisht të shkurtra të dritës, të cilat mund të përdoren për t’i studiuar proceset e shpejta brenda atomeve.
Fituesit do ta ndajnë shumën prej 994.000 eurosh.
Akademia Suedeze e Shkencave ka thënë se eksperimentet e tre laureatëve kanë prodhuar “pulse të dritës aq të shkurtra, saqë ato janë matur me atosekonda”.
Një atosekondë është kuintilontë e sekondës.
Kjo shpejtësi është e barasvlefshme me kohëzgjatjen e një sekonde përballë viteve të Universit.
Sipas Akademisë, kjo punë e ka demonstruar se këto pulse jashtëzakonisht të shkurtra mund të përdoren më pas për të kuptuar sesi funksionojnë elektronet.
Elektronet janë pjesë brenda atomit dhe lëvizin jashtëzakonisht shpejt – në miliarda të sekondës.
“Fizika e atosekondës” është duke çuar përpara procese të rëndësishme lidhur me funksionimin e atomeve dhe molekulave.
Ky zhvillim pritet të rezultojë në testime më të mëdha, që potencialisht mund të ndikojë në diagnostikim të sëmundjeve në fazë shumë më të hershme./rel
Fraksion.com