AktualitetRajoniTë fundit

Tërmeti trondit Napolin, magnituda 4.0 mbyll shkollat në Pozzuoli, njerëzit dalin në rrugë!

Një tërmet me magnitudë 4.0 është ndier në Napoli, në zonën Flegrae gjatë natës.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në Campi Flegrei, me një thellësi prej 3 kilometrash, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Po ashtu mediat italiane bëjnë me dije se gjatë orëve të mëngjesit është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 2.2 i shkallës Rihter. Sakaq, qytetarët e frikësuar kanë qëndruar në rrugë deri në orët e vona të natës ndërsa është dhënë urdhër që shkollat të qëndrojnë mbyllur sot.

Tërmeti është ndjerë dukshëm në zona të ndryshme të qytetit, si në zonën kodrinore të Vomero-s dhe në breg të detit, në Posillipo dhe në zonat e qendrës pranë Piazza del Plebiscito.

Si pasojë e lëkundjeve të forta, në zonë raportohet dëme materiale por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

 

Fraksion.com