Sinjalizimi nga një bankë, SPAK nis hetimin për gjurmimin e pasurisë së Saimir Tahirit, zbulohen detajet
Saimir Tahiri ende nuk e kishte lënë qelinë e burgut, kur SPAK çeli një hetim të ri për ish-ministrin e Brendshëm. Këtë herë prokurorët specialë nisën gjurmimin e pasurisë së Tahirit, pas sinjalizimit të një banke të nivelit të dytë për një transfertë monetare.
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije për BalkanWeb se po mblidhen të dhëna brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Saimir Tahirit dhe për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy eksperitzave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit.
Fraksion.com