Life StyleTë fundit

Përhapja e videove intime, Florjan Binaj jep alarmin: ‘Kujdes, është inteligjencë artificiale!’

Aktori i mirënjohur Florjan Binaj ka reaguar pas qarkullimit të një video intime ku u aludua nga shumë ndjekës se protagoniste ishte Luana Vjollca, një lajm ky që u përgënjeshtrua menjëherë nga moderatorja.

Binaj thotë se video është fabrikuar me anë të inteligjencës artificiale, dhe kjo sipas tij është një kambanë alarmi për të gjitha motrat, vajzat, gratë e nënat të cilave u rrezikohet dinjiteti nga një teknologji e tillë që gjendet falas dhe mund të përdoret nga kushdo.

Aktori bën thirrje për legjislacione të posaçme për frenimin e kësaj teknologjie.
“Para pak ditesh doli një video intime ku hamendësohej që ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe ndjekura të tv shqiptare…1 ditë me pas doli e njëjta video me portret tjetër.

Kio është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të githa vajzave, motrave, nënave, zonjave e zonjushave qe u rrezikohet dinjiteti, nderi, familja, profesioni, jeta nga përdorimi i Inteligencës Artificiale me dashakeqësine për ti bërë të ndihen keq, tu kërkojnë para ose thjesht për ti përbuzur publikisht!!!

Me kak shumë perversa dhe manjakë qe ka në qarkullim, programet e lira të inteligencës artificiale që mund të shkarkohen në çdo celular, askush nuk është i mbrojtur nëse sheti nuk përpilon një ligji gjë çdo krijim, përdorimi inteligencës artificiale të bëhet i dallueshëm me një mbishkrim (ëatermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi kësaj teknologjie, shoqeria jonë do pësoje goditien dhe plagën më të madhe në historinë e saj!

Duhet vepruar sa me shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dë të minatohet ose do mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkëqësisht, vajzat janë viktimat e para të këtyre Iloj mostrave!!!”- shkruan ai.
Fraksion.com