PE miraton Aktin e Lirisë së Medias
Dritë jeshile në seancën plenare të Parlamentit Evropian për Aktin e Lirisë së Medias, ligj i BE-së për lirinë dhe transparencën e medias.
Teksti u miratua me 448 vota pro, 102 kundër dhe 75 abstenime.
Eurodeputetët parashikojnë një detyrim për vendet e BE-së që të garantojnë pluralitetin mediatik dhe të mbrojnë pavarësinë e saj nga ndërhyrjet e qeverisë, të politikës, të ekonomisë apo të privatit.
Përdorimi i një softueri spiun mund të justifikohet “vetëm si masë e fundit”, për t’u vlerësuar rast pas rasti, dhe nëse kërkohet nga një autoritet i pavarur gjyqësor për të hetuar një krim serioz si terrorizmi apo trafikimi i qenieve njerëzore.
Në rregullat e reja të miratuara nga eurodeputetët kërkojnë që të detyrohen të gjitha mediet, duke përfshirë ato që janë mikrokompani, për të publikuar informacion mbi strukturën e tyre të pronësisë dhe të raportojnë për fondet që marrin nëpërmjet reklamave shtetërore apo mbështetjes publike, qoftë si fondet që vijnë nga vendet e BE-së dhe nga vende të tjera të palëve të treta.
Për të parandaluar që media të bëhet e varur nga reklamat shtetërore, PE propozon që nuk mund t’i jepet një medieje, një platforme online ose një motori kërkimi më shumë se 15% e buxhetit kombëtar për reklamat shtetërore
Fraksion.com