AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Nga 2024 edhe hotelet do të taksohen në bazë të çmimit të referencës, Rama: Synojmë të kapim 10 milionë për këtë vit

Vitin e ardhshëm edhe hotelet do të taksohen në bazë të çmimit të referencës. E deklaroi kryemistri Edi Rama në diskutimin e hapur me përfaqësues të biznesve në një diskutim të hapur mbi lehtësimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit me temë “Derregullimi dhe klima e biznesit”

Kështu që edhe hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do kenë referencë, patjetër. Gjithë hotelet do kenë një çmim reference. Unë dua kaq, pastaj të tjerat merri, t’i gëzosh, po kaq ti do t’ia japësh shtetit, se nuk ka mundësi.

Ne kemi 1.1 milion turistë në shtator. Shifra zyrtare që e mora sot në mëngjes. 1.1 milion turistë në shtator dhe nëse dhjetori do të jetë në këtë trend, ne mund të kapim 10 milion turistë këtë vit, po me siguri do të kalojmë 9, varet nga dhjetori, si do të jetë dhjetori.”

“Kështu që si për shitjen e apartamenteve, si për shitjen e dhomave nëpër hotele, nuk shohim asnjë rrugë tjetër përveç se t’ju themi bazuar te tregu dhe te sondazhet e Drejtorisë së Tatimeve, që jo, ne nuk e pranojmë që t’iu marrim juve TVSH-në 6% për këtë shifër që na jepni ju. Ne do tua marrim TVSH-në 6% për këtë shifër që e thotë tregu dhe kaq dhe ju do të na i jepni se nuk po e marrim ta çojmë në shtëpi, po e marrim për të vazhduar të investojmë dhe për të përmirësuar shumë nga hallkat që turizmi ka nevojë t’ia përmirësojë shteti”

Po studiohet dhe tregu i Airbnb

“Tani si ta shpjegojmë ne, përtej Airbnb që është një tjetër hapësirë e pakontrolluar për shkak se me Airbnb duhet të bëjmë një marrëveshje. Airbnb gjithmonë iu krijon probleme qeverive për të dhënë ato të dhënat, por edhe për shkak se ne duke e parë këtë si fenomen të ri dhe duke kuptuar që ky është një tjetër burim i rëndësishëm për familjet që japin apartamentet me qira, nuk kemi dashur të hyjmë në taksimin e këtyre. Po si ta shpjegojmë ne që kur shohim shifrat e turistëve dhe shohim të ardhurat nga hotelet, nuk korrespondojnë të dyja gjërat. Të ardhurat e deklaruara, nuk korrespondojnë. Tani këto janë gjëra të thjeshta” .

 

Fraksion.com