AktualitetLife StyleTë fundit

Video-montazhi me fytyrën e Luana Vjollcës, Blendi Fevziu: Nuk i përcakton askush shinat morale

Një video erotike “trazoi” rrjetet sociale gjatë fundjavës, por shumë shpejt u kuptua që ishte produkt i inteligjencës artificiale. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë u sqarua e vërteta rreth saj.

Siç tha gazetari Blendi Fevziu, tek kjo video shfaqej një vajzë dhe pretendohej se ishte Luana Vjollca dhe thuhej se kishte dalë nga SPAK dhe ishte marrë nga celulari i Ervis Martinajt gjatë zbërthimit të aplikacionit Sky. Por kjo u hodh poshtë nga gazetari Eni Ferhati. Ai sqaroi se në këtë aplikacion nuk dërgohen video, por edhe se SPAK zyrtarisht ka mohuar që kjo video të ketë dalë si pasojë e një rrjedhje informacioni.

Ndërkohë, Fevziu theksoi se edhe nëse do të ishte e vërtetë kjo video nuk kishte pse të qarkullonte sepse nuk është vepër penale. Sipas tij, të gjithë ata që qarkullojnë materiale të tilla janë në shkelje të normave dhe ligjeve.

“Video është pak a shumë ajo që pamë. E para kjo video edhe po të ishte nuk ka pse të qarkullojë sepse nuk është as vrasje, as vjedhje, as shkelje ligji, as vepër penale. Është një video që dikush mund ta ketë marrë, ta ketë komunikuar, nëse do ishte edhe video e personit real… mund ta ketë komunikuar me kë të dojë sepse kjo është zgjedhja personale e vajzës tjetër… Me partner ose me kë të dojë sepse nuk i përcakton ti shinat morale. Dhe e dyta nuk ka asgjë për të ngjallur edhe atë moralin fake që qarkullon nëpër rrjetet sociale shqiptare dhe as për të bërë ndonjë boom. Është një video që është në intimitetin e vet. Çdo njeri në intimitetin e vet mund të bëjë çfarë të dojë për sa kohë nuk e kalon në publik. Publikimi nga ana e kuriozëve është realisht shkelje e të gjitha normave dhe ligjeve dhe jo fakti si reagimit të vetë asaj vajzës kushdo qoftë ajo. Pra vajzës me trup tjetër dhe kokën e Luanës.”

 

Fraksion.com