AktualitetLife StyleTë fundit

Ja zbulimi i shkenctarëve që fituan çmimin Nobel për Mjekësi

Çmimi Nobel në mjekësi ose fiziologji i jepet këtë vit hungarezes Katalin Karikó dhe amerikanit Drew Weissman për kërkimet bazë për kërkimin e vaksinave mRNA kundër Covid-19, njoftoi Instituti Karolinska në Stokholm.

Çmimi Nobel në Mjekësi i jepet këtë vit studiueses Katalin Kariko, e lindur në Hungari dhe amerikanes Drew Weissman për themelet e zhvillimit të vaksinave mRNA kundër Covid-19.

Biokimistja Karikó punon në SHBA, në Universitetin e Filadelfias, me imunologun Weissman. Ata studiuan se si mund të frenohet imunogjeniteti i ARN-së. Imunogjeniteti është veti e substancave për të shkaktuar një përgjigje imune në trup. Studiuesit zëvendësuan disa molekula të mRNA dhe kështu mundësuan zhvillimin e vaksinave të bazuara në mRNA. Për disa vite, Karikó bashkëpunoi edhe me themeluesit e kompanisë Biontech, e cila zhvilloi një nga vaksinat e Corona-s.

“Me rezultatet e tyre novatore, të cilat ndryshuan rrënjësisht të kuptuarit tonë se si ndërvepron mRNA me sistemin imunitar të njeriut, fituesit kanë kontribuar në ritmin e paprecedentë të zhvillimit të vaksinës gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha shëndetësore të njeriut të ditëve tona,” deklaroi komiteti Nobel. .

 

Fraksion.com