AktualitetRajoniTë fundit

Autobusi bie nga mbikalimi, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të martë në Itali ma pasojë vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra personave.

Autobusi u përplas, ra nga mbikalimi dhe përfundoi në fund të shinave të hekurudhës që shkojnë përgjatë rrugës dhe më pas mori flakë.

Të paktën 18 vdekje janë konfirmuar dhe shumë të plagosur. Mësohet se autobusi ishte në mbikalimin që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera dhe autostradës A4.

 

Fraksion.com