Vuçiq sonte në CNN, gazetari gjerman: Ta shohim si do t’a përshkruaj situatën në një ambient ku s’i kontrollon pyetjet
Gazetari gjerman, Michael Martens ka thënë se sot në CNN pritet të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Martens ka shkruar se do të jetë interesante për ta dëgjuar Vuçiqin se si do e përshkruajë situatën në një vend ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet.
“Dje më thanë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të jetë sot në CNN. Do të jetë interesante ta dëgjojmë se si do e përshkruajë sotuatën në një ambient ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet”, ka shkruar ai.
Serbian President Aleksandar Vučić is supposed to be on CNN tonight, I was told yesterday. Will be interesting to hear how he describes the situation in an environment where he cannot control the questions.
— Michael Martens (@Andric1961) October 2, 2023
Fraksion.com