Life StyleTë fundit

Shpifjet se shfaqet në një video, Luana Vjollca u përgjigjet me një mesazh

Luana Vjollca ka hedhur poshtë aludimet që po qarkullonin në rrjet, sipas të cilave moderatorja shfaqej në një video erotike që po qarkullon përmes WhatsApp-it.

“Është e turpshme që hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në ketë jetë për t’ia dalë. Rrugën e punës,” shkroi Luana në një foto ku zbulon kraharorin dhe tregon se nuk ka tatuazhe.

Po ashtu, ajo e nisi natën e mbrëmshme të “Love Island” me një mesazh, duke thënë:

“Imagjinoni sa e bukur do ishte jeta dhe bota nëse nuk do kishte shpifje, intriga dhe urrejtje. Dhe sa e bukur do ishte nëse vendin e tyre do e zinte dashuria, respekti dhe e vërteta.”

Ervin Karamuço u shpreh në “Zonë e Lirë” se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime me protagoniste dy vajza të njohura të showbiz-it shqiptar. “Janë dy personazhe të showbiz-it, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare,” pretendoi ai.

Karamuço në asnjë moment nuk ka pretenduar një emër të përveçëm.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com