AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Zagreb, pritet me ceremoni zyrtare nga Kryeministri kroat Plenković

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Kroaci.

Ai u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku u luajtën fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

 

Fraksion.com