Horoskopi mujor tetor 2023
Ky është horoskopi për muajin tetor 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Këtë muaj do përqendroheni më tepër tek ato gjëra që i keni më përzemër dhe do i kaloni të tjerat në plan të dytë. Nëse jeni në një lidhje do e forconi bashkëpunimin dhe do filloni projekte të përbashkëta. Pranë partnerit do ndiheni gjithmonë të plotësuar. Ju beqarët do kënaqeni me çdo takim që do realizoni dhe ka gjasë që me një person të mendoni për një lidhje. Shëndeti do jetë i kënaqshme në pjesën më të madhe të kohës, por nuk do mungojnë as ditët me shqetësime të vogla si: dhimbje muskujsh, dhimbje koke apo barku. Financat do jenë delikate gjatë javës së dyte dhe kjo për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni. Komunikimi dhe bashkëpunimi me koleget do bëjnë që të keni më tepër arritje në jetën profesionale. Mund te merrni edhe propozime impresionuese.
Demi
Nëse e bëni çdo gjë me dëshirën e mirë këtë muaj, gjithçka do ju ecë si doni. Mos u nxitoni për asgjë sepse mund të pengoheni dhe të dëmtoni veten. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë pranë personave të zemrës dhe do filloni të programoni ndonjë aventurë. Java më e veçantë do jetë e treta. Ju beqarët do jeni të kënaqur nga jeta që bëni dhe nuk do e kërkoni me ngulm një lidhje. Në fakt do merrni propozime të shumta, të cilat do jenë në dorën e tyre nëse do i pranojnë apo jo. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni një energji të madhe që as vete nuk e dini nga ju buron. Financat herë pas here do kenë disa tronditje dhe nuk do dini çfarë të bëni. Specialistet mund t’iu japin këshillat më të mira. Në punë harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Provoni edhe sfida të reja sepse mund t’ia dilni.
Binjakët
Këtë muaj nuk do pendoheni për asgjë që do bëni në çdo fushë. Do jeni më të organizuar dhe do i mendoni mirë gjërat para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah sepse në të kundërt gjërat mund të ftohen. Ju beqarët nuk do keni një periudhë të favorshme dhe nuk do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Shëndeti do jetë goxha më i mirë. Nuk do keni më as shqetësimet e dikurshme. Alergjitë do vijnë duke u stabilizuar. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë se më parë. Do kryeni të gjitha investimet e pretenduara. Në punë duhet të kërkoni gjithmonë e më shumë nga vetja nëse doni të arrini lart e më lart. Në fakt i keni të gjitha mundësitë. Ndonjë ditë mund t’iu bëhen edhe propozime interesante.
Gaforrja
Këtë muaj do keni dëshirë të bëni gjëra të reja dhe të argëtoheni sa më shumë. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do pranojë t’ua plotësojë një e nga një të gjitha dëshirat. Të dy do fantazoni dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Kini parasysh që java e fundit do jetë plot me surpriza. Ju beqarët gjithashtu do keni një muaj të mbushur me takime të rëndësishme. Shfrytëzojini sa të mundni sepse ato do ua ndryshojnë të ardhmen. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, por nuk do mungojnë as momentet e dobësisë. Kujdesuni më tepër për veten. Për financat do jetë koha e duhur për të riorganizuar gjithçka. Me diplomaci dhe maturi mund ta ndryshoni për mirë situatën. Në punë mbrojini deri në fund idetë dhe keni për të dalë të fituar.
Luani
Mundohuni t’iu qëndroni larg gënjeshtrave gjatë këtij muaji sepse ato gjithmonë e bëjnë jetën më të ndërlikuar. Nëse keni një lidhje, mos e vini atë asnjë moment në rrezik dhe kaloni më tepër kohë me partnerin. Kjo është e vetmja mënyrë që gjithçka të ecë si duhet. Ju beqarët do keni disa takime, por njëri do jetë më i veçantë dhe do iu bëjë të përjetoni emocione të shumta. Gjendja shëndetësore do varet mjaft nga gjendja psikike. Nëse ajo do jetë e renduar herë pas here do keni edhe probleme të tjera. Yoga mund t’iu ndihmojë të jeni më të qetë. Gjendja e financave do jetë e trazuar sidomos dy javët e para, më pas do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa për t’i ndrequr sa më pare. Në punë bëni aq sa mundeni dhe mos gënjeni për asnjë çast. As vetë nuk do ndiheni mirë dhe as shefat nuk do ju vlerësojnë.
Virgjëresha
Do keni një jetë mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni në ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur të jetë e fundit. Ju që jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni gjëra të reja e pse jo ndonjë çmenduri të vogël. Rutina është ajo që e shkatërron më shumë se çdo gjë tjetër një lidhje. Ju beqarët duhet ta shfrytëzoni çdo ftesë që do ju bëhet për të pasur njohje të reja. Edhe sikur gjërat të mos shkojnë ashtu siç mund të keni dashur, rëndësi ka të mos qëndroni vetëm. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse më pas gjendja do fillojë të normalizohet. Financat mund të kenë tronditje të vogla për shkak të ndonjë shpenzimi të pamenduar. Gjithsesi nuk do e teproni. Në punë do ju lindin ide nga më të ndryshmet sesi të arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.
Peshorja
Ka shume mundësi që asgjë të mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundër dhe problemet mund të zmadhohen me kalimin e ditëve. Ju që keni një lidhje do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni në asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hapë rrugë. Ju beqarët duhet të ruani sa më shumë qetësinë sepse po u nxituat do e lëndoni veten. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervozë gjithë kohës, mund të prekeni nga virozat e stinës, por mund të keni edhe probleme me stomakun. Financat nuk do jenë shumë të trazuara, por çdo gjë mund të ndodhe nëse kryeni investime të pamenduara mirë. Në punë do ju mungojë serioziteti dhe mund t’i zhgënjeni tej mase shefat tuaj. Do ju jepni mundësinë kolegeve të tallen mjaft me ju.
Akrepi
Do kaloni edhe ditë të vështira gjatë këtij muaj, por nuk duhet ta lëshoni veten për asnjë moment. Ju të dashuruarit duhet të jeni të matur dhe do i zgjidhin me qetësi të gjitha problemet që ju kishin dalë më herët. Për ju, me e rëndësishmja nga të gjitha është lumturia. Beqarët më mirë të mos nxitohen që të mos gabojnë. Shëndeti do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nuk do keni shqetësime aspak dhe madje mund të jeni edhe më energjikë se më parë. Në planin financiar do gjendeni përballë problemeve goxha të mëdha dhe vetëm familjarët do mund t’iu japin një zgjidhje. Në punë do jeni gati të bëni çdo lloj çmendurie vetëm për të arritur atje ku keni dëshiruar. Rruga do jetë disi e vështirë, por në fund keni për t’ia dalë mbanë. Do ndiheni krenarë dhe do keni më shumë besim se kurrë tek vetja.
Shigjetari
Ky nuk do jetë muaj shumë i mirë për ju. Nuk do jeni të shoqërueshëm dhe do bëni çdo gjë ashtu si do ju thotë mendja për momentin. Nëse jeni në një lidhje do krijoni debate të kota me partnerin dhe do ndiheni keq të dy. Mundohuni ta shihni çdo gjë ndryshe nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka të ndërtuar deri më tani. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës të përhumbur dhe nuk do përfitoni dot nga mundësitë që do iu jepen. Gjendja shëndetësore fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si do dëshironit. Herë pas here do ndiheni keq dhe mund të keni shqetësime serioze. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po bëtë çmenduri me shpenzimet do mbeteni pa para. Në pune nuk do ju mungojë as vullneti dhe as durimi, por fatkeqësisht disa kolege do ndërhyjnë t’ua prishin gjithë planet.
Bricjapi
Ky nuk do jetë muaj shumë i mirë për ju. Do kërkoni gjithmonë më tepër nga vetja e nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ju që jeni në një lidhje duhet t’i jepni disi më shumë prioritet jetës intime. Dijeni se po e latë pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje më pas ose dikush tjetër do ua marrë nga duart. Ju beqarët do joshni pafund, por nuk dihet me saktësi nëse do filloni një lidhje serioze apo do keni thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni më energjike se më parë dhe nervozizmi nuk do ekzistoje më. Gjendja e financave nuk do jetë në momentin më të mirë. Tregohuni shumë të matur me çdo lloj shpenzimi. Në punë do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shumë shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.
Ujori
Pas një periudhe disi të vështirë që keni kaluar, këtë muaj do rilindë dielli dhe do jeni goxha më të qetë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet jetës tuaj sentimetale dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës partnerin. Do dini si ta doni atë me fjalë dhe me gjeste. Ju beqarët do bëni të pamundurën që të krijoni sa më parë një familje. Java e dyte do jetë më e favorshmja nga ta gjitha dhe mundësitë do jenë të shkëlqyera. Gjendja shëndetësore do jetë disi problematike. Mund të keni dhimbje fyti dhe do ndiheni pa fuqi. Sektori financiar do vazhdojë të mbetet delikat. Vetëm me ndihmën e specialisteve mund të arrini atje ku keni dëshiruar. Në planin profesional do ju bëhen goxha propozime kështu që shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni.
Peshqit
Këtë muaj do keni ide të mira dhe do përjetoni emocione pa fund. Do i konceptoni ndryshe gjërat dhe do tregoheni më të matur. Ju që jeni në një lidhje, javën e pare do keni probleme të mëdha dhe mund të ndihen keq. Jepini fund autoritetit të tepruar nëse doni që t’iu rikthehet qetësia sa më parë. Ju beqarët duhet të dilni e të argëtoheni sa më shumë që të mundeni. Nëse do keni mundësi mund të përfitoni edhe nga ftesat që do ju bëhen. Shëndeti mund të ketë vetëm disa shqetësime të vogla për shkak të lodhjes në pune, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar do bëni mirë të mos nxitoheni për të kryer investime. Në punë mos ju besoni të gjitha atyre që do ju thonë disa kolegë sepse do e bëjnë çdo gjë që t’iu prishin planet. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për të arritur gjithnjë e më lart.
Fraksion.com