“Dollapi i gjyshes”, 12 artikuj që mund t’i vidhni këtë sezon për tu dukur super cool
Dollapi i gjyshes? Është si gjyshja vetë: kush e ka është i pasur dhe nuk e kupton. Mes nenexhikëve gjithmonë në çantë, shamive prej pëlhure, kjo figurë shumë e çmuar luan (pa e ditur) edhe rolin e muzës, duke shërbyer si burim frymëzimi për pasarelat, për personazhet e famshëm dhe për të gjithë ne. Kjo është arsyeja pse, më poshtë, janë përmbledhur 12 gjëra që mund të ‘vidhni’ nga garderoba e saj.
Për ta bërë këtë, nuk ka nevojë të shikoni tendencat luksoze të modës që janë të vështira për t’u interpretuar në jetën e përditshme, megjithëse gjyshja më e famshme në sistemin e modës është Iris Apfel, koleksioniste dhe ikona e modës amerikane, pararendëse – ndër të tjera – e një maksimalizmi që imiton luksin e qetë shumë të vlerësuar për të cilin po flitet kaq shumë tani.
Miuccia Prada paraqiti një rikthim në njëfarë rigoroziteti për sezonin Vjeshtë-Dimër 2023/2024. Gjithmonë femërore, gjithmonë e emancipuar dhe intelektuale, por me një reminishencë të paqartë – tërësisht emocionale – të asaj “ere të shtëpive të të moshuarve” që Jep Gambardella, alter-egoja kinematografike e Toni Servillo, thotë se është gjëja më e bukur në jetë, në filmin e famshëm ‘The Great Beauty’.
Edhe ‘millennials’ dhe ‘Gen Z’ janë kthyer për të parë me kureshtje në dollapin e gjyshes së tyre: videot #grandmacore janë aktualisht trend në TikTok. Çfarë i bën të veçanta? Thjeshtësia e tyre. Ajo elegancë e vërtetë retro që shkëlqeu edhe në pamjet e një gjysheje tjetër të madhe, të paharrueshme dhe me shumë stil: Mbretëreshës Elizabeth.
Ashtu siç Mbretëresha ishte një ikonë e stilit mbretëror me gjerdanet e saj me perla, shallet, palltot dhe xhaketat e saj në daljet e ndryshme, kështu sot të famshmit dhe pasarelat riinterpretojnë në ‘Vjeshtë-dimër 2023/2024’ pjesët më të përjetshme nga garderoba e gjyshes.
1-2. Kardiganët dhe çantat
Për serialin “chic grandmother” ja propozimi i ‘Miu Miu’: një pamje monokromatike në nuancë camel, në të cilën trikoja me kopsa përputhet me xhupin poshtë dhe fundin. Diçka ultra: çanta e pashmangshme e gjyshes.
3-4. Jeleku dhe rripi prej lëkure ngjyrë kafe
Jeleku i thurur, me rripin prej lëkure kafe sipër: një shije retro që tërhoqi YouTuber-in dhe influencuesen amerikane Emma Chamberlain.
5-6. Pallto dhe shalli
Mbretëresha Elizabeth do ta dashuronte këtë artikull. Kush e di, ndoshta Nigo, drejtori kreativ i Kenzo, u frymëzua nga stili i paharrueshëm i saj për të paraqitur këtë pamje në pasarelë.
7. Triko me detaje saten
Jezabelle Cormio, themeluesja e markës që mban mbiemrin e saj, ka krijuar një estetikë krejt të sajën. Ajo i përgjigjet pak estetikës së “vajzës së çuditshme” («weird girl»), duke shkrirë vizionin e saj krijues me elementë të cilësisë së mirë. Dhe ky detaji i vogël sateni në teksturën e pulovrës sigurisht që është një prej tyre.
8-9. Xhaketa të mbushura dhe doreza leshi
Gjyshja kur është ftohtë? Natyrisht, ajo nxjerr doreza leshi nga dollapi i saj. Përshtatet në mënyrë perfekte me pallton me mbushje.
10-11. Jaka dhe varse me perla
Varset me perla u përhapën shumë sidomos prej ndikimit të Harry Styles, i cili vitet e fundit – siç e dimë mirë – e ka propozuar në të gjitha pamjet. Epo, mos harroni ta kombinoni me diçka me jaka.
12. Triko me grep ose të thurura
Edhe më mirë nëse janë të punuara me grep ose të thurura. Mund t’i kombinoni me xhaketat dhe jelekët me të njëjtat modele dhe ngjyra, siç propozon Molly Goddard për sezonin ‘Vjeshtë-Dimër 2023/2024’.
Fraksion.com