AktualitetTë fundit

Vrasja e Martin Bardhit, ndryshime në kupolën e Policisë së Rrëshenit dhe DVP Lezhë

Disa shkarkime në radhët e drejtuesve në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe në Komisariatin e Rrëshenit pas vrasjes së 60-vjeçarit Martin Bardhi.

Kupola e këtij institucioni është ndryshuar plotësisht. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se në krye të Komisariatit Rrëshen është emëruar Klodian Kondi, Zëvendës Drejtor për Hetimin në Drejtorinë e Policisë Lezhë është emëruar Gentjan Berberi dhe Zëvendës Drejtor për Rendin është emëruar Altin Mena.

Këto ndryshime kanë ardhur për shkak të situatës së krijuar se fundmi nga ngjarja në Mirditë.

 

Fraksion.com