“Sulmi terrorist në veri i parapërgatitur nga Rama dhe Vuçiç”, Berisha: Burimet thonë se në sallat e OKB-së u diskutua për…
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama si bashkëpunëtor të Aleksandër Vuçiç në skenarin e parapërgatitur për sulmin në veri të Kosovës.
Deklaratën ai e bëri gjatë konferencës së përjavsme për shtyp.
Sali Berisha: Zhvillimet dramatike në aferën McGonigal, pranimi nga ai i 6 akuzave të lidhura direkt me Edi Ramën dhe ndihmësit e tij, kanë tronditur dhe çorientuar në shkallë ekstreme këtë të fundit. Edi Rama është bashkëfajtor në të gjithë dosjen shqiptare me McGonigal. Ka edhe një problematikë tjetër të madhe se në rast se McGonigal në deklaratën e tij ka pranuar 6 akuza të një pike të akt-padisë dhe e ka cituar personalisht 11 herë Edi Ramën, pra e ka lëshuar në rënie të lirë, për ti dëshmuar gjykatëses se ky është po aq fajtor sa McGonigal, marrëveshja që ju ia paraqitët publikut ka dy pika të tmerrshme. Njëra prej tyre thotë se gjykatësja nuk ka asnjë detyrim të pranojë këtë marrëveshje dhe të mos urdhërojë hetime të tjera, dhe të mos vlerësojë çështje të tjera në gjykimin e McGonigal. E njëjta pikë ekziston për prokurorinë. Prokuroria megjithëse ka firmosur marrëveshjen nuk ka asnjë kufizim për të mos hetuar rreth këtyre pikave gjer në shkurt të vitit të ardhshëm.
Akuza e vetme e pikës së akt padisë për Ramën që nuk reflektohet në padinë e McGonigal ishte gjobëvënia. Lufta kundër opozitës, ndryshimi i licencave, janë momentet klasike në të cilat Edi Rama, McGonigal, Neza, Duçka, Gjiknuri etj rreshtohen si grupohen si grup i strukturuar kriminal. Për të gjitha këto ne do të përpiqemi të paraqesim çdo fakt e dokument para drejtësisë amerikane dhe shqiptare.
Në këtë situatë siucidi politik të Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin dhe Shqipërinë. Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste serbe në Zveçan, kishte një background të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç. Burime nga Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik 2 kryeministra, përveç atij të Serbisë, duke shtrigëzuar Albin Kurtin, kanë paraqitur kërkesa që komuna me shumicë serbe në Veriun e Kosovës të vendosen nën kontrollin e KFOR. Emra nuk citohen, por pse del Edi Rama? Del sepse në 24 shtator në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Kjo tezë është diskutuar edhe në këtë mbledhje. Kjo kërkesë është paraqitur nga Vuçiç dhe terroristët e Listës Serbe. Rama me Vuçiç kanë vetëm një plan, zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës.
Fraksion.com