AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Sulmi terrorist në Banjskë, dorëhiqet nënkryetari i Listës Serbe, Raidoiçiç! Policia e Kosovës aksion në veri, i bastisi vilën në Ujman

Në një kohë jashtëzakonisht dramatike nga zhvillimet e veriut të Kosovës, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Raidoçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës disponojnë një provë mjaft të fortë të Raidoiçiç ku shfaqet teksa orkestron terroristët serbë në Manasitrin e Banjskës, ku vranë efektivin në krye të detyrës, Afrim Bunjakun.

Policia e Kosovës ka kryer sot aksion në 5 lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Mediat e Kosovës raportojnë se shënjestër e këtyre kontrolleve ka qenë edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Raidoiçiç të cilën e bastisën mëngjesin e kësaj të premteje.

Milan Radojiçiç, referuar provave që disponon ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qenë orkestrues e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit. Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës.

1695670591_milanradojicic.png

 

Fraksion.com