Rama në Berlin: Anëtarësimi në BE për ne është ‘martesë me dashuri’, ndërsa për ju marrëdhënie interesi
Duke folur në forumin e dialogut botëror në Berlin, kryeministri Edi Rama kërkon nga BE-ja përshpejtimin e procesit të integrimit për Ballkanin Perëndimor.
Sipas Ramës, historia e rajonit dhe influenca ruse janë të rrezikshme, si për rajonin ashtu edhe vetë unionin.
“Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Shqipëria është 100% e orientuar drejt komunitetit euroatlantik, por në vende të tjera ka më shumë prani të Rusisë dhe influencë rusë. Nuk jam i sigurt nëse BE-ja do të respektojë afatet e shprehura, por ajo çfarë ne kërkojmë edhe në samitin e Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë, që ky proces të mos jetë gjithçka, ose asgjë. Ose merr gjithçka kur je anëtar i BE-së, ose nuk merr asgjë deri atëherë. Disa hapësira duhet të lihen edhe për vendet kandidate. Por gjithashtu e di që për ne është një martesë me dashuri, ndërsa për ju një marrëdhënie interesi” – tha Rama.
Ffraksion.com