Peleshi: Stërvitje e përbashkët mes ekipeve të kërkim-shpëtimit të FA dhe FSK
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau dhe foto nga stërvitja e përbashkët.
Peleshi theksoi se, stërvitja e përbashkët u zhvillua për të rritur më tej aftësitë dhe kapacitetet operacionale në rastet e fatkeqësive natyrore.
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim – Shpëtimit në Pomozotin të Kosovës, trupat praktikuan teknikat bashkëkohore të reagimit në varësi të situatave të ndryshme, theksoi më tej Peleshi.
Fraksion.com