Pas sulmit në Veri, policia e Kosovës bastis vilën e Radojiçiçit!
Prokuroria speciale ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës e cila është duke kryer bastisje në pesë zona në Veri, ku në shënjestër të kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç.
Prokurori Naim Abazi tha se priten detaje të tjerë pas përfundimit të operacionin i cili është bërë me urdhër të gjykatës kompetente, në koordinim me EULEX dhe KFOR.
“Gjithçka që i përket operacionit dhe çështjeve të realizimit sa i përket kësaj urdhërese është përkujdesë Policia e Kosovës me detaje. Ne jemi ende tu i evidentuar pronat të cilat dyshohet se kanë qenë në emër të tij apo personave të tretë ku ai ka transferuar këto prona, por për rezultatin e tyre më saktësisht do t’ju njoftojmë në një njoftim të radhës pasi të përfundon në tërësi operacioni”, tha Abazi.
Fraksion.com