AktualitetBota+PolitikëTë fundit

“Na ishin dikur…”, Rama piktor, Erdogan shitës limonade, Medvedev pastrues: Profesionet e liderëve botërorë para se të bëheshin udhëheqës

Shumë politikanë kishin profesione të tjera përpara se të bëheshin udhëheqës të vendeve të tyre.

Në profilin “World of Statistics” në X është publikuar lista e “World leader were once”, ku kanë zbuluar se çfarë kanë punuar liderët botërorë në rininë e tyre.

Shumë njerëz e dinë se Volodymyr Zelensky njihet edhe si komedian në Ukrainë, por nuk është ky rasti i parë. Jimmy Morales, presidenti i Guatemalës nga viti 2016 deri në vitin 2020, ishte gjithashtu një komedian.
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov mban rripin e zi në karate dhe ka punuar edhe si truprojë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau punonte si roje në një klub nate, presidenti i Gambisë, Adam Barroë, gjithashtu punonte si roje sigurie bashkë me Papa Françeskun.

Nga ana tjetër Donald Trump mblidhte shishe, Barack Obama shiste akullore dhe Joe Biden ishte një riparues.

Presidenti rus, Vladimir Putin kishte një karrierë si agjent sekret në KGB, ndërsa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shiste limonadë dhe gjevrek para se të niste studimet.

Në listë ishin edhe politikanë nga rajoni, ku ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç ishte kompozitor. Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama njihet për talentin e tij në pikturë.

Kurse kryeministri pakistanez, Imran Khan ishte lojtar kriketi dhe Johanna Sigurdardottir, ish-kryeministrja e Islandës punonte si stjuardesë.

 

Fraksion.com