Life StyleTë fundit

Momenti për të luajtur me partnerin ‘E vërtetë apo sfidë’, jepi këto pyetje dhe sfida

Dhoma e gjumit është një nga vendet e pakta në një marrëdhënie ku mund të luani lojra të ndryshmeee :).

Një prej tyre është truth or dare!

Mos harroni: Nxitja e intimitetit me partnerin duhet të vazhdojë gjatë gjithë marrëdhënies.

Truth or Dare ju ndihmon gjithashtu të zotëroni intimitetin seksual dhe emocional.

Çelësi është të bëni pyetjet e duhura. Këshillë profesionale: Sigurohuni që të komunikoni me partnerin tuaj gjatë lojës për t’u siguruar që ai ndihet i sigurt dhe rehat duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke bërë ‘dënimet’. Pëlqimi është i domosdoshëm, ndaj lini hapësirë që partneri juaj të tërhiqet nëse dëshiron.

Nëse ai/ajo zgjedh pyetje:

– Çfarë ke dashur gjithmonë të provosh, por nuk e ke bërë kurrë?
– Cili është kujtimi yt më i çmuar?
– Cila është një pyetje që nuk doje të ta bëja?
– Me çfarë veshje mendon se dukem më seksi?
– Ku mendon se ka qenë (do jetë) puthja jonë më romantike?
– Nga çfarë ke më shumë frikë?
– Cila është pasiguria jote më e madhe në lidhje me marrëdhënien tonë?
– Cili ka qenë mendimi yt i parë për mua?
– Cila është gjëja e preferuar që ne bëjmë bashkë?
– A ka ndonjë ushqim që ju ndez?
– Çfarë është diçka që unë nuk e di për ty?
– Çfarë mendove pas takimit tonë të parë?
– Çfarë do doje të ndryshoje vetja? Po tek unë?
– Të pëlqen të më thuash çfarë të bëj në shtrat, apo preferon të të thonë se çfarë të bësh?
– Cili është lloji yt i preferuar i paralojës?
– Si kam ndryshuar që kur jemi bashkë?
– Çfarë të pëlqen më shumë tek unë?
– Cili është vesi im më i çuditshëm?
– A je aty ku mendoje se do ishe 5 vjet më parë?
– Kur është hera e fundit që ke qarë?
– A ka diçka që po e pret me padurim në lidhjen tonë?
– Cila është mënyra më e mirë për të të ndezur?
– A ke ndonjë talent të fshehur që s’ma ke treguar?
– Cili është vendi ku fantazon shpesh të bësh seks?
– Nëse nuk do të takoheshim më kurrë, çfarë do të më thoje tani?

Nëse ai/ajo zgjedh sfidë:

– Kërce me një këngë për mua.
– Më thuaj diçka që nuk ia ke thënë askujt më parë.
– Më imito.
– Me puth me pasion.
– Përshkruaj ëndrrën më emocionuese që ke parë me mua (edhe nga ato me sy hapur).
– Vër në këng me të cilën gjithmonë ke menduar të bësh seks.
– Më bëj një masazh ku të duash.
– Më dërgo një foto seksi.
– Vendos gjalp kikiriku, nutella (çfarë të doni) në pjesën e preferuara të trupit tim dhe pastaj lëpije.
– Më trego një lodër seksi që do doje ta përdorje.
– Më thuaj diçka tani për të cilën ke qenë duke fantazuar.
– Më përshkruaj skenarin tënd ideal të lojës me role.
– Më jep një lap-dance.
– Më hiq bluzën duke përdorur vetëm një dorë.
– Më trego se çfarë të ka pëlqyer më shumë herën e fundit që kemi bërë seks.
– Pa më prekur, bëj diçka që mendon se do të më ndezë.
– Pretendo se jam një i huaj që takove në club. Tani, përpiqu të më bësh për vete dhe më bind të vij në shtëpinë tënde.
– Ha një frut në mënyrën më seksit të mundshme.
– Shkruaj një mesazh në trupin tim me gjuhën tënde.
– Pa folur, më demonstro pozicionin tënd të preferuar.
– Hiq një nga rrobat e mia duke përdorur vetëm dhëmbët.
– Më lidh sytë dhe më prek më pas me një objekt të rastësishëm derisa të gjej se çfarë është.

 

Fraksion.com