AktualitetTë fundit

Korrupsion në zgjedhje, dërgohen për gjykim Kristo Agalliu e Agron Duraj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj dy të pandehurve, Kristo Agalliu dhe Agron Duraj, të cilët do të përballen me akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv në zgjedhje gjatë lokaleve të 14 majit.

“Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.96 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 27.09.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve: Kristo Agalliu, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Agron Duraj, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje””, njofton SPAK

“Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 maj 2023”, përfundon SPAK.

Agron Duraj dhe Kristo Agalliu u filmuan, teksa po negocionin mes tyre çmimin e votës. Kristo Agalliu i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota Agron Duros. Në videon e publikuar në media dëgjohet Duro që i premton Agalliut se ka 4 vota. Ata bien dakord që të paguhen 10 mijë lekë për votë dhe 5 mijë për karburantin për rrugën që Agron Duro do bënte me makinën e tij bashkë me votuesit.

 

Fraksion.com