“Kanë dhënë lekë me thasë për një javë rresht”, humbja në Kukës, Berisha: Votat u blenë në mënyrën më të pamëshirshme
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim publik, duke lëshuar akuza për blerje të votave në Kukës.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se një zyrtar i lartë është përgjuar bashkë me drejtorin e OSHEE për Kukësin, ku flisnin për një tender dhe do të përfitonin para në këmbim.
“Në Kukës, siç kam referuar këtu, zgjedhjet u blenë në mënyrë të pamëshirshme. Belinda Balluku, Balla, janë marrë me shpërndarje parash një javë rresht me thasë në Kukës. Rezultatin e përcaktoi industria e blerjes së votës. Në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë përveç revoltave. Që në muajin prill në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHES së qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me x miliona lekë nga të cilat, 300 mijë euro do iknin në Tropojë, 200 në Kukës. Shtyllat e tensionit do të vendoseshin në HAS, resti në Durrës.
SHISH që ka qenë institucioni, që ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam të dhëna, se nuk do ta akuzoj sot SPAK, s’di që Rama të ketë çuar të dhënat. Por Rama e mban përgjimin aty se do të mbajë peng zyrtarin.”, tha Berisha.
Fraksion.com