AktualitetTë fundit

“Fjalët i ka nga Serbia”, ish-i burgosuri politik përplaset me analistin live në emision

Diskutimi rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka shkaktuar debate të forta mes analistit Astrit Gashi dhe ish-të burgosurit politik Afrim Caka.

Analisti Gashi gjatë emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini theksoi se nuk është fans e as ithtar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Hiç s’jam, hiç”, tha Gashi. E pas kësaj, reagoi ish-i burgosuri Caka, i cili i tha se fjalët i ka nga Serbia. “Na po të ndjekim çdo ditë në televizion”, u shpreh Caka. “Çka jam i Serbisë unë, a e din çka është me më thanë i Serbisë”…”, ia kthente Gashi. Pas kësaj akuze, Gashi u ngrit nga vendi i tij në studio dhe të largohej, ndonëse ishte në transmetim live.

 

Fraksion.com