AktualitetTë fundit

Ekzekutoi 35-vjeçaren, ja çfarë shkruante shqiptari në rrjetet sociale! Zbardhen detaje nga krimi

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa në Itali, ku autor i dyshuar është bashkëshorti i saj.

Mediat italiane bëjnë me dije se autor i ngjarjes i cili qëlloi me plumb në kokë është Alfred Vefa, ku së bashku kanë dy fëmijë të moshës 14 dhe17-vjeç. Shkak mbi ngjarjen mësohet se të ketë qenë xhelozia, ku para ngjarjes ai në rrjetet sociale ai ka shkruar: Dashuria të merr në befasi.

Mësohet se e reja si pasojë e plumbave nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, në afërsi të banesës ku ajo jetonte me dy fëmijët e saj.

Pasi ka parë nënë e pajetë, vajza e tronditur nga ngjarja teksa gjeti trupin e 35-vjeçares, ka thirrur vëllain e saj: Ik, nëna ka vdekur.

Nga ana tjetër, mediat italiane kanë zbardhur disa mesazhe që viktima shkruante disa kohë më parë në ‘Instagram’, në prag të ndarjes me bashkëshortin.

Më 17 shtator ajo shkruante, “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”.

Pikërisht gjatë ndarjes me bashkëshortin ajo kishte shkruar një fjali duke cituar një këngë të Shakirës: “Gratë nuk qajnë, femrat bëjnë para”.

 

Fraksion.com