Life StyleTë fundit

Bukuri natyrale në moshën 90-vjeçare, aktorja e njohur zbulon sekretin

Aktorja e njohur Joan Collins është karakterizuar prej bukurisë së saj përtej moshës, pa kryer asnjëherë ndërhyrje plastike.

Së fundmi gjatë një interviste për “The Guardian”, ajo rrëfeu më shumë rreth jetës së saj personale.

Teksa tregoi disa këshilla për tu kujdesur për lëkurën, Collins zbuloi se asnjëherë në jetën e saj nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje pastike.

“Nuk kam bërë asgjë. Unë nuk mund t’i bëja të gjitha këto. Para së gjithash, unë kam fobi gjilpërat. Ishte nëna ime ajo që më tha të hidratoja dhe të përdorja kremin e natës.”– tha aktorja.

90-vjeçarja tha se gjithashtu ka qëndruar larg diellit për të ruajtur fytyrën e saj dhe këtë ‘sekret’ ua ka treguar edhe vajzave të saj.

 

Fraksion.com