AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Do paraqesim çdo fakt para drejtësisë amerikane për dosjen “McGonigal”

Kryetari i grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dekalroi sot se zhvillimet dramatike në aferën McGonigal, pranimi nga McGonigal i 6 akuzave të lidhura direkt me Edi Ramën dhe ndihmësit e tij kanë tronditur dhe çorientuar në shkallë ekstreme këtë të fundit”.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se, “Edi Rama është bashkëfajtor në të gjithë dosjen shqiptare me McGonigal”.

Por, theksoi ai, “ka dhe një problematike tjetër të madhe se marrëveshja ka dy pika të tmerrshme, në të cilat mediet nuk u ndalën”.

“Njëra prej tyre thotë se gjykatësja nuk ka asnjë detyrim të pranojë këtë marrëveshje dhe të mos urdhërojë hetime të tjera dhe të mos vlerësojë çështje të tjera në gjykimin e McGonigal”, u shpreh Berisha.

Por, vijoi ai, “e vërteta është se e njëjta pikë ekziston për prokurorinë. Prokuroria, megjithëse ka firmosur marrëveshjen, nuk ka asnjë kufizim për të hetuar rreth këtyre pikave që ky ka pranuar, gjer në shkurt të vitit të ardhshëm”.

“Akuza e vetme e pikës së aktpadisë për Edi Ramën, që nuk reflektohet në deklaratën e McGonigal, është gjobëvënia. Ajo ishte aspekti më i shëmtuar i veprimtarisë si grup kriminal i strukturuar”, tha Berisha.

“Për të gjitha këto, ne do përpiqemi të paraqesim çdo fakt, dokument para drejtësisë amerikane, por edhe drejtësisë shqiptare”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu foli edhe për situatën në veri të Kosovës.

Ai theksoi se, “akti terrorist që kryen falangat Serbe kishte një background të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç”.

“Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it”, tha Berisha.

Berisha i bëri edhe një thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të ndalojë çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e Kosovës”.

“Shpreh vlerësimin dhe mbështetjen time për kërkesat e autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar. E konsideroj shumë të domosdoshme që akti terrorist, të cilin Edi Rama nuk e shqipëroi kurrë si të tillë. E quajti akt kriminal. Fillimisht nuk shprehu as ngushëllime për Afrim Bunjakun. Nuk drejtoi kurrë dorën drejt Vuçiçit. Edhe pasi shpalli zinë kombëtare, Vuçiçi nuk ekzistonte në fjalorin e tij”, tha ai.

 

Fraksion.com