AktualitetTë fundit

Peleshi: 40 efektivë të FA dhe 4 mjete të angazhuar në shuarjen e zjarrit në Pishporo

40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete janë angazhuar për të shuar zjarrin në sipërfaqen me pisha në Pishporo, në Fier.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se, janë neutralizuar flakët në një pjesë të zonës, por theksoi ai po punohet për izolimin e plotë të tyre.

“40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete kanë shkuar në ndihmë të emergjencave vendore për të shuar zjarrin në sipërfaqen me pisha në Pishporo, në Fier. Është bërë i mundur neutralizimi i flakëve në një pjesë të zonës, por po punohet për izolimin e plotë të tyre”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com