AktualitetKosovaRajoniTë fundit

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller, transmeton REL.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga një grup terroristësh, ku si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Ndërsa, tre sulmues mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq gashtë të tjerë janë arrestuar për këtë sulm terrorist.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com