Banda e Laert Haxhisë vendosi eksplozivin në lokalin e Noizyt në zonën e Plazhit
Banda e Laert Haxhiut qëndron pas sulmit me lëndë eksplozive ndaj lokalit në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, pjesë e bandës së Haxhisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku, deklaroi sot se ky grup është përgjegjës për shpërthimin e 8 qershorit 2022 në biznesin e Bashkim Rajkut, në lagjen 13 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Nga shpërthimi që ndodhi në orët e para të mëngjesit, biznesi pësoi dëme të shumta.
Fraksion.com