AktualitetTë fundit

Të shtëna me armë në Dukagjin, babai i vdekur dhe i biri i plagosur rëndë. Policia “blindon” zonën

Një i vdekur dhe një i plagosur raportohen në Dukagjin. Zef Guri ka mbetur viktimë dhe Gjin Guri, i plagosur rëndë.

Sipas te dhenave te para dyshohet se jane qelluar babe dhe bir, ku babai ka vdekur ndersa djali eshte ne gjendje te rende.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rendë, që ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe rrethanat mbeten të paqarta.

Autori është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

 

Fraksion.com