Përhapen me shpejtësi flakët në Pishporo të Fierit, tetë zjarrfikëse në terren
Flakët në pyllin me Pisha në Pishporo të Fierit vijojnë të përhapen me shpejtësi, të favorizuara dhe nga era e fortë.
Ne vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse, 3 të Fierit, 1 e Rroskovecit, 1 e Divjakës, 1 e Lushnjës dhe 1 e kompanisë Alpetrol 1 e Vlorës dhe dy autobote uji.
Sipas prefektit Lefter Shehaj, i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
Zjarri i 3 ditëve më parë në pyllin e Darzezës ka shkrumbuar mbi 280 HA pyll me pisha dhe shkurre 2 stane dhe 1 magazinë.
Fraksion.com