Dy ditë pas sulmit ndaj policit kosovar në Banjskë, në veri të Kosovës,ministrja gjermane e Punëve të Jashtme ka dalë me një deklaratë në platformën x.
Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analenna Baerbock, ka postuar të martën, më 26.09. në platformën X një thirrje në adresë të Serbisë: “Pas sulmit ndaj policisë së Kosovës, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bën për të #de-përshkallëzuar. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna,” ka shkruar Analenna Baerbock në llogarinë e saj në platformën X (Twtiter).
Thirrja e ministres gjermane të Punëve të Jashtme vjen një ditë pasi emisari i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin, u takua në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar për zhvillimet e ditës së diel (24.09.2023)./dw