“Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë….”, Arjan Konomi thyen heshtjen!
Arjan Konomi është larguar nga ekranet këtë periudhë dhe aktualisht ndodhet me pushime duke vizituar shumë vende të botës, eksperiencë të cilën ai e ndan dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Disa ditë më parë ai publikoi një video në TikTok, ku ndante momente nga takimi i tij me Shane Sali, kryetar i bashkisë së Shepparton në Australi. Në sektorin e komenteve, njerëzit vërshuan me komente dhe teori për pamjen e Arjanit, duke përmendur vendimin e tij për të mbajtur flokët të thinjur, ngjyrën e lëkurës, nëse vuan nga ndonjë sëmundje, teorinë konspirative e një klonimi, ose të dikujt “që mund ta ketë ngrënë” gazetarin.
E së fundmi, Arjani ka zgjedhur të reagojë mbi këto komente. Me anë të një postimi në Instagram, opinionisti sqaron se është shumë mirë me shëndet, teksa i falenderon ndjekësit për shqetësimin e tyre:
“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua!
Fjalet e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua : “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”, -shkruan Arjan Konomi.
Fraksion.com