Ilda vendos të largohet papritur nga ‘Love Island Albania’
Ilda ishte një prej konkurrenteve që ka qenë më në qendër të vëmendjes në “Love Island Albania”, si për marrëdhëniet me djemtë, sidomos me Stivin, ashtu edhe për përballjet me vajzat dhe opinionistët në ‘Prime’.
Mirëpo, ajo ka marrë një vendim për tu larguar përfundimisht nga vila e dashurisë.
“Unë sot largohem nga vila me vullnetin tim të lirë, për arsyet e mia personale. Kam kaluar shumë bukur me disa persona dhe jam shumë e kënaqur që i kam njohur.”-tha ajo.
Teksa falenderoi publikun për mbështetjen dhe ishullorët e tjerë për kohën e shkurtër por të bukur që kaluan bashkë, Ilda la “porositë” e fundit për konkurrentët e saj të preferuar, madje për Stivin është shprehur se “do e presë jashtë”.
Fraksion.com