I dërguari i SHBA-ve, David Wisner takim me Bushkën dhe Çupin: Diskutuam për reformën në drejtësi dhe rolin e opozitës në demokraci
I Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner zhvilloi sot takime me drejtueset e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, Wisner u takua me kryetaren e këtij komisioni Klotilda Bushka dhe nënkryetaren Dhurata Çupi.
“Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Fraksion.com