“Dhuna sjell dhunë”; Deklarata e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Tajani: Të ndalohet çdo lloj aktiviteti ushtarak në rajon!
Deklarata e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi që mban datën 19 shtator 2023 dhe që nuk mbështetet nga Shqipëria duke kërkuar një rishikim të saj ku të dënohet sulmi i 24 shtatorit në Zveçan duket se është diskutuar edhe mes kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit Italian
Në konferencën për median Tajani tha se dhuna nga ana e grupeve ekstremiste duhet të zëvendësohet me diplomaci.
“Ne i ftuam të gjithë që ta shohin veten në deklaratën e presidentit Borrell të 19 shtatorit duke ftuar në të njëjtën kohë të gjithë që të punojmë për paqen dhe të ndalojnë çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune në atë rajon sepse dhuna sjell dhunë, kurse dialogu sjell dialog.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe dhuna nga ana e grupeve ekstremiste të zëvendësohet me diplomaci dhe besoj se është e drejtë që puna e Bashkimit Europian të jetë gjithmonë e më shumë efikase.
Italia gjithsesi do të bëjë pjesën e vetë sepse vendosëm që të jemi të pranishëm në Ballkan, jo vetëm për të pasur oportunitete, por dhe për të kërkuar që të zgjidhim, falë aftësive italiane, problemet më të ndërlikuara”
Fraksion.com