Life StyleTë fundit

Brenda ditëlindjes më të bukur të Greta Koçit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi ka festuar ditën e djeshme 32-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të speciale për të, të shumta kanë qenë mesazhet dhe urimet e përzemërta nga miq, familjarë e ndjekës.

E këtë përvjetor ajo e ka cilësuar si më të bukurin. Kjo pasi Greta është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali. Lajmin e bukur, ajo e njoftoi nga një festë ‘babyshower’ ku çdo detaj i dekorit ishte në ngjyrë blu.

Por, si festoi ajo?

Epo, këtë herë Greta zgjodhi privatësinë vetëm me partnerin dhe bebushin në Amsterdam. Në një darkë intime, këngëtarja ka festuar në një varkë që ka përshkruar kryeqytetin holandez.

 

Fraksion.com