50 vjeçarit i gjejnë në shtëpi 3100 fara kanabisi, arrestohet dhe i procedohet nipi
Një 50 vjeçar u arrestua pasi në banesën e tij iu gjetën 3100 fara kanabisi.
Policia kishte informacione se banori i fshatit Kreshpan kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në territorin përreth banesës së tij.
“Nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan 3100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte kultivuar në mes të tokës së tij të mbjellë me pemë frutorë, me qëllim fshehjen e tyre” bën të ditur policia e Fierit.
Ndaj 50 vjeçarit rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në hetim në gjëndje të lirë do të jetë dhe nipi i tij 24 vjeçar i cili kundërshtoi policët për arrestimin e 50 vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com