Vrasja në Rrëshen, Martin Bardhi u qëllua kur ishte në tavolinë me 3 të plagosurit në lokalin e tij. 2 atentatorët të maskuar me fuoristradë!
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen ishte në kufijtë e një masakre, pasi të plagosur kanë mbetur tre qytetarë të tjerë, që po konsumonin kafe me të.
Detaje të reja janë zbuluar nga drejtori i policisë, Alfred Elezi.
Ai tha se viktima ka qenë në lokalin e tij me 3 të plagosurit e tjerë në një tavolinë. Pistë hetimi aktualisht janë konfliktet e fisit Bardhi me fiset e tjera. Elezi thotë se viktima u ekzekutua nga dy autorë të maskuar me fuoristradë.
“ Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të. Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën.
Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes.
Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën.”
Fraksion.com