AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Çfarë përmban dokumenti i Radojçiçit që u gjet gjatë aksionit në veri të Kosovës

Milan Rajdojiçiç rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme.

Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017, sipas dokumentit të prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një konferencë për media, Svelça tha se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara në aksionin e zhvilluar në Zveçan, kundër grupit terrorist.

Ndryshe, Radojiçiç që nga viti 2018 është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit.

Ai është në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar./Telegrafi

 

Fraksion.com